Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka treguar ditën e sotme se pse kreut të opozitës, Lulzim Basha i thërret shkurt ‘Luli’.
Me një reagim në Twitter, duke komentuar deklarata e gazetarit Çim Peka, është shprehur se i thërret Bashës për shkurt, pasi ata janë kolegë.
‘Kjo është e pakuptimtë. Ai më thërret mua ‘Yuri’ dhe unë i thërras ‘Luli’.
Pse?
Sepse ne jemi kolegë dhe miq’, shkruan Yuri Kim në Twitterin e saj.