Ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur dibran Përparim Tomcini.
Rama shprehet se sot iku nga kjo botë Përparim Tomcini i Dibrës, një njeri zemërbardhë dhe mik zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.
Postimi i Luan Ramës:
PËRSHPIRTJE
PËR PËRPARIM TOMÇININ!
Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.
Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!
Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!
Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!