Një nga personat të cilët prej kryebashkiakut Erjon Veliaj është prezantuar si personazh që duhet marrë shembull është dhe Flavio Tosi. Në vitin 2016 Veliaj e konsideroi ish-kryebashkiakun e Veronës si histori suksesi.
“Një ndërmarrje publike e bashkisë së Tiranë dhe Veronës do të menaxhojë në pjesën qendrore të gjithë çështjet e pastrimit.”
Pas kësaj deklarate i zgjedhuri i PS, u akuzua nga opozita si bashkëpunim me mafian, pikërisht për pastrimin e mbetjeve .
“Miku juaj Tosi si dimetta.” – shprehet Berisha në Kuvend.
Sigurisht, si gjithnjë Veliaj e konsideron sulm nga ata që nuk ia duan të mirën Tiranës.
Sot mediat italiane i kanë dhënë bujë lajmit të ndalimit pikërisht të Flavio Tosit, i cili akuzohet për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me pastrimin e mbetjeve.
“Krimet e hipotezuara nga ky hetim janë pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim, zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregullt, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave false.
Nga dokumentacioni i dosjes hetimore, Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish-presidenti i kompanisë komunale të mbetjeve urbane Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak e për një shumë jo më pak se 5 mijë euro të përdorura për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi për një shërbim që në të vërtetë nuk është kryer nga Amia, por për interes të Flavio Tosi.”
Së bashku me Tosin janë dhe 23 persona të tjerë të grupit të rrezikshëm Ndragheta. Një shenjë alarmi kjo që duhet parë dhe për rrjetin e bashkëpunimit në Shqipëri.
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës pritet që të mos reagojë, ose të hidhet në sulm duke fajësuar sërish opozitën apo mediat për lajmet që publikojnë.