Edi Rama u ankua të enjten në parlament se fjala gënjeshtër është banalizuar aq shumë në Shqipëri sa përdoret vend e pavend në tituj të mëdhenj mediash, si askund tjetër. Por, nëse ky konstatim është i vërtetë, kryeministri ka me siguri kontibutin e vet në këtë anomali. Sepse ai thjeshtë nuk lodhet së gënjyeri.
Kështu ka ndodhur edhe me zotimet e qeverisë se do ti gjendej pranë qytetarëve të rrënuar ekonomikisht nga kriza e Covid-19, gjë që e ka rrokullisur keq Edi Ramën edhe në saondazhe. Ndërsa gjysma e atyre që u është premtuar nuk kanë marrë ende pagën e luftës, nëse mbi 60 mijë veta kanë humbur vendin e punës, Rama i ka gënjyer ata edhe për ndihmën me anë të një pakete të tretë.
Madje pa pikër droje, ai deklaroi dje në ‘Opinion’, ku po shfaqet më shpesh se sa mund të imagjinohet, se nuk ka premtuar kurrë një paketë të tretë ndihmash nëse situata s’do e bënte të domosdoshme…
I pyetur nga Blendi Fevziu, Rama e akuzoi gazetarin se po e citonte keq, dhe se mund të hapeshin arkivat e Opinion për të parë se ai nuk e kishte premtuar paketën e tretë të ndihmës:
‘Jo jo jo, nuk e kam thënë. Në emisionin tuaj gërmoni dhe kam thënë ‘nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe një paketë të tretë, edhe të katërt. Çfarë pakete të tretë do të kemi tani që të gjithë i janë rikthyer procesit të punës’?