Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur oborrin e një prej familjeve më të vjetra në Tiranë, Petrela, për të prekur edhe një herë jo vetëm krizën ekonomike që ka prekur vendin, por edhe atë të pronave.
Sipas liderit të opozitës, ringritja ekonomike dhe mirëqënia e shqiptarëve është në themelin e programit qeverisës të PD-së.
"Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira", shkruan Basha në postimin e tij.