Basha:Do i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët dhe do të punojmë për ringritjen ekonomike

Diel, 07 June 2020 22:36

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook një video gjatë takimeve të tij të ditëve të fundit me biznese të ndryshme në Tiranë.

Sipas liderit të opozitës, mungesa e ndihmës nga qeveria përgjatë dhe pas pandemisë, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta për faturat e dritave dhe të ujit, rritja e papunësisë po e çojnë drejt falimentit biznesin e vogël.
Postimi i plotë i Bashës:
Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në njësinë 9 në Tiranë ndamë shqetësimin për krizën ekonomike që po thellohet çdo ditë.
Mungesa e ndihmës nga qeveria përgjatë dhe pas pandemisë, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta për faturat e dritave dhe të ujit, rritja e papunësisë po e çojnë drejt falimentit biznesin e vogël. 60 biznese mbyllen çdo ditë dhe familjeve shqiptare po u shterrojnë mundësitë për mbijetesë.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: duke kthyer vëmendjen tek qytetarët, duke i’u rikthyer atyre një qeverisje normale.

Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen normale dhe normalitetin vendit dhe do të punojmë për ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqënie dhe vende pune.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...