Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar një takim me Motrat “Bijat e Dashurisë Hyjnore”.
Meta shprehet se të gjithë si shoqëri duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre, pasi iu kanë shërbyer të varfërve.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbyejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve.
Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesja me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi, e ka bërë misionin e Motrave një shembull frymëzues humanizmi, solidariteti dhe besimi. 🇦🇱
(d.xh/ Balkanweb)