Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kushtuar vëmendje të veçantë, një gatimi special në Elbasan dhe një mjeshtreje të atij gatimi, zonjës Moza Haxhihasani. Fjala është për bugaçen. Basha ka rrëfyer me hollësi si përgatitet ajo dhe kur ai e ka njohur dhe e pëlqyer në veçanti atë ushqim mëngjesi.
Basha: Moza Haxhihasani, “bugaçja” më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e ma kanë sjellë prej këtu bugaçen, sot kam ardhur ta blej vet bugaçen. Është specialitet i Elbasanit dhe “kruasant” i Shqipërisë. Apo jo?! A mund ta quajmë “kuasant”?! se ka të njëjtës përbërës si “kruasanti”.
Zonja: Po, patjetër!
Basha: Në veçanti gjalpi që i shtihet me shumicë, apo jo Moza?!
Moza: Po, aty e kemi të gjithë të keqen ne, tek yndyra!
Basha qesh: Të keqen e kemi diku tjetër më duket, më të keqe se yndyrën kemi një gjë tjetër, atë që na rrit taksat dhe s’po e lë biznesin të marrë frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo është pra, bugaçaja e famshme e Elbasanit, që është specialistet i këtij qyteti, tipik, shumë i lashtë, gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Vitet që punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit, sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht që mëngjesi na gjente në Elbasanit, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje midis byrekut dhe bugaçes. Apo jo? Meqë unë s’e njihja çfarë ishte, porositja gjithmonë byrekun.
Zonja: E mësove!
Basha: E mësova, e mësova gjatë kohë që isha kandidat për deputet i Elbasanit dhe ia rekomandoj çdokujt që vjen në Elbasan, në veçanti atyre që vijnë në orët e para të ditës se mbas orës 12 nuk ka më bugaçe. Ta provojnë njëhërë simitet bugaçen e Elbasanit,, që po e përgatit një nga mjeshtret që e ka traditë denbabaden, Moza Haxhihasani.
Basha: Me çfarë gjalpi e ke bërë?
Zonja: Lene gjalpin.... Zakonisht më përpara i thoshin “me t’lyn Polisi”, po e kam pasur dhe nuk bëj përzierje. Se ato nuk i kanë mësuar hilet akoma. Unë po i mbush për të gjithë dhe t’ua shërbejmë. Të nxjerrim pjatat dhe t’i vëmë që të hanë si njerëz