Ish deputetja e PD Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Ministria e Arsimit nuk ka paguar mësuesit.
Vokshi ka një mesazh drejtuar ministres Besa Shahini, duke i thënë se duhet të paguajë mësuesit, pasi me atë rrogë, ata ushqejnë fëmijët.
Postimi i Albana Vokshit:
Paguaji mësuesit #Besa!!
Sot është data 8 qershor.
Mijëra mësues nuk kanë marrë ende pagat.
Paguaji mesuesit Besa!
Ata ushqejnë fëmijët, familjet me këtë pagë që në shumë raste s’mjafton as për të paguar faturat dyfishuara të energjisë elektrike, ujit etj.
Ti edhe sivëllezërit e simotrat tuaja në qeveri nuk mund ta kuptoni dot realitetin e tyre.
Ju jeni fatkeqesia e tyre!
#PaguajMësuesit