Edi Rama bën sikur nuk i ka votat e duhura në parlament për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me ndryshimet e fundit të administrimit zgjedhor, të dakordësuara nga këshilli politik.
Edhe pse më shumë se 80% e asaj që është emërtuar si opozitë në Kuvend, ka votuar për Ramën në muajt e fundit, sërish ky i fundit vazhdon lojën politike.
Pikërisht për këtë arsye, një ditë pas letrës së 3 kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare, Gramoz Ruçi ka thirrur në takim Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun.
Takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 9:00 pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë po nesër, 3 kryetarët e grupeve parlamentare opozitare do të takohen me kryeministrin Edi Rama, për shkak se këtij të fundit i duhen edhe gjashtë vota, për të kaluar në Kuvend Reformën Zgjedhore.