Gjeneral * Ahmetaj, Replikë me ATSH: “Mos e vazhdoni më tej vallen turpëruese me Pashalimanin!”

Tuesday, 09 June 2020 13:19

Paraprakisht, ju falenderoj për konsideratat racionale mbi oponencën e publikuar në disa 10-ra gazeta, portale dhe media, me titull: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”.

Po ashtu, nënvizoj edhe më fortë se, nuk do të doja kurrë t`i bëja publike vlerësimet strategjike (larg qoftë të bëja replika dhe “like” ndaj komenteve të rëndomta/politike) mbi kërcënimet dhe përfitimet e Sigurisë Kombëtare nga angazhimet dhe projektet e NATO, BE, UN, etj.

Nëpërmjet këtij postimi shpreh keqardhjen ndaj lajmit të publikuar nga Agjensisa Telegrafike Shqiptare (https://ata.gov.al/2020/06/07/nato-flet-me-atsh-per-bazen-detare-te-pashalimanit/), si dhe i përshëndes “funsionarët-vigjilentë e BunkerSurrelit” të keq-përdorur nga interesat e “tepsisë së pushtetit” që, edhe çështjet e sigurisë Kombëtare i lexojnë “me biografi politike”.

Por, duke marrë shkas posaçërisht nga një lajm i ATSH i (+ gazeta shqip, etj, me këtë referencë), më duhet të ri-konfirmoj se, Sekretari i Përgjithshëm, për më tepër zëdhënësi i NATO-s, përtej mirësjelljes diplomatike, frymës dhe përgjigjes euroatlantike, nuk kanë asnjë lidhje fare, si dhe asnjë përgjegjësi fare (po FARE) me këtë proces dhe as me vendimarrjen për këto raste.

Kështu, shpreh edhe njëherë indinjatën për “kërkesën Gines”, si dhe lajmin në media, pasi si veçmas, apo të dyja së bashku i “turpërojnë” përgjegjësitë dhe siglën shtetërore të agjensisë (ATSH), që kurrësesi nuk paguhen nga taksat e shqiptarëve për të ushqyer makutërinë e “BunkerQeverisë” me mashtrime, arrogancë dhe propagandë bolshevike.

Gjithësesi, mbetem shpresëplotë që, me “fuqinë e votës së lirë” të shqiptarëve do i`a dalim t`i tejkalojmë pasojat e pushtetit të vjedhur, Kuvendit më të diskretituar në 108 vjet histori, qeverisjes së dështuar si dhe të institucioneve shtetërore të keq-kapura nga interesat e olikarkisë politike, institucionale, ekonomike dhe mediatike.
Për më qartë, po e ri-ndaj oponencën bashkëlidhur (https://www.55news.al/politike/item/246919-gjeneral-ahmetaj-valle-delikuente-sh-rreth-baze-s-se-pashalimanit), e cila shpresoj të kontribuojë që, kushdo i interesuar të marri përgjigje shteruese për kërkesën, si edhe për lajmin e medias që fatëkeqësisht mbart “pa dinjitet” emrin e atdheut të përbashkët (ATSH).

Mesazhi përmbledhës: “Mjaft është mjaft” dhe mos e vazhdoni më këtë “valle turperuese” !

Ju faleminderit,
Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj,
*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...