Qëndrimi i Presidentit Trump,vazhdimi i bombardimeve dhe strategjisë së ShBA-së në Kosovë.

E mërkurë, 10 June 2020 17:01

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Donald Trump ka dhene sot nje deklarate dhe ka mbajtir nje qendrim i cili kapercen kufijte e nje rendesie thjesht ushtarake dhe merr permasa strategjike. Ai deklaroi se:rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kryesuesit të përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, presidenti i njoftoi ata vendosjen e trupave amerikane gjithandej nëpër botë, përfshirë edhe Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. Afërisht 640 pjesëtarë të Ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.
Në muajin mars, senatori amerikan, David Perdue, nxiti debate në Kosovë me nje deklaratë në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë, një qëndrim që u mbështet nga i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump.
Deklarata e presidentit Trump mbi qendrimin e trupave amerikane ne kuader te KFOR-it ne fakt hedh poshte te gjithe perpjekjet ne Kosove ,ne rajon, ne Tirane ,ne Serbi dhe te disa lobeve per ceshtjen e Kosoves.
Per ata qe dine te lexojne permes rreshtave kuptohet qarte se kjo eshte nje deklarate e rendesishme si vazhdimesi e strategjise gjeopolitike dhe qendrimit amerikan qe nga fushata e bombardimeve .
Gjithashtu eshte nje deshmi e qarte dhe e vendosur qe nuk ka asnje ndryshim te politikes dhe qendrimit amerikan persa i perket Kosoves me perjashtim te disa skenareve te plurosur nga shekujt qe Serbia here pas here me ndonje kanal diplomatik i nxjerr nga thellesite ku jane zhytur. Nderhyrja e NATO-s ne Kosove dhe fushata e bombardimeve nuk ishte thjesht nje operacion ushtarak per te shpetuar nje komb nga eksterminimi.
Ajo ishte qendrim i perendimit ndaj nje regjimi i cili po ushtronte genocid me nje popull te pambrojtur dhe Europa nuk mund ta perballonte kete krim monstruoz dhe te turpshem Ne zemer te saj.
Qe nga Vatikani te gjithe e mbajne mend telefonaten e Papa Vojtiles drejtuar presidentit Clinton :"Bej dicka per ate popull biri im". Ajo ishte telefonate e njeriut me te rendesishem te krishterimit drejtuar njeriut me te rendesishem te globit por mbi te gjitha ishte nje kumpt njerezor. Fushata e bombardimeve te Natos dhe clirimi i Kosoves ndryshoi historine e shekullit te kaluar , por qe nga presidenti Wilson e deri tek qendrimi i sotem , shqiptaret e kane ditur dhe e dine miqesine me Shtetet e Bashkuara dhe si fati i tyre eshte i lidhur me te. Nuk ka asnje akrobaci diplomatike, asnje mik apo mik i Beogradit kudo qe ai ndodhet ta shperbeje apo ta shperfytyroje kete pasi administratat amerikane ne kete ceshtje kane qene dhe jane te qarta.
Kjo nuk do te thote qe Serbia sdo te perpiqet , kjo nuk do te thote qe sherbyesit e saj qofte ne Tirane dhe Pristine nuk do te levrijne pro skenareve serbe, kjo nuk do te thote qe ndonje lobim apo fondacion privat te mos perpiqet ta shohe Kosoven si transaksion por fati i madh i shqiptareve eshte se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, insitucionet politikberese te qendrimit Amerikan, administratore dhe presidentit per ceshtjen e Kosoves kane qene dhe jane te qarte.

Modifikuar më E mërkurë, 10 June 2020 21:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...