Meta dekoron juristin e njohur me urdhërin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

E mërkurë, 10 June 2020 17:42

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme, akademikun dhe juristin e shquar Luan Omari me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti Skëndërbeu’

‘Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot juristin, konstitucionalistin dhe akademikun e shquar, Profesor Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit. Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave; një ndër konstitucionalistët kryesorë me ndikim të ndjeshëm në proceset thelbësore të ligjvënies në Shqipëri.Si përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare në organizatat shkencore dhe forumet e së drejtës ndërkombëtare, duke spikatur me personalitetin e tij akademik”.

 
 
 
 

Në ceremoninë solemne të zhvilluarnë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë,me rastin edhe të 95-vjetorit të lindjes së Profesor Omarit, në prani të kryetarit të saj Skënder Gjinushi, ish-Presidentëve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, miqve, profesorëve dhe akademikëve, Presidenti Meta vuri në dukje gjatë fjalës së Tij se:

 
 
 

“Jam shumë i nderuar dhe e konsideroj privilegj t’i dorëzoj sot dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ akademikut tonë të nderuar Luan Omari, njërit prej bashkëthemeluesve të dy prej institucioneve më të rëndësishme të dijes në vendin tonë, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave!

 
 

Profesor Omari, për gati 7 dekada, ka dhënë për vendin një kontribut të jashtëzakonshëm intelektual, moral dhe qytetar, duke e merituar sot mirënjohjen e shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Profesor Luan Omari sot feston 95-vjetorin. Ai ka lindur në një ditë të bekuar, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ne jemi të lumtur që jemi mbledhur për ta uruar në  këtë jubile dhe për të shprehur dëshirën tonë që të festojmë edhe jubilenj të tjerë të tij.

Çfarë mund  të nderojmë më parë në personalitetin e akademikut Luan Omari?

Antifashizmin e një djali të ri idealist, zellin e një nismëtari të ringritjes intelektuale dhe morale të popullit shqiptar, profesorin e ditur dhe pse pakëz të rreptë, dijetarin konstitucionalist, njeriun e kushtetutave, përfaqësuesin më jetëgjatë të jurisprudencës shqiptare, drejtuesin e denjë të institucioneve të shkencës dhe dijes, veprimtarin qytetar të shtetbërjes dhe të institucioneve, padyshim edhe një përfaqësues të shquar të Shqipërisë në Komisionin e Venecias.

Akademiku ynë Luan Omari ka lënë gjurmë të mëdha në mjaft fusha e institucione, por më shumë nga gjithçka emri i tij është i lidhur me Akademinë e Shkencave, si institucioni që afërsisht gjysmë shekulli më parë, shënjoi ngritjen e shkallës së organizimit institucional të shkencës në nivelin e ëndrrës së Naimit dhe Samiut.

Përkrah me Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Petrit Radovickën, Shaban Demirajn, Dhimitër Shuteriqin, Ylli Popen, Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Farhudin Hoxhën e të tjerë emra të nderuar, profesor Luan Omari i dha kuptim të plotë titullit ‘akademik’.

Breznia së cilës i takon akademiku Luan Omari është breznia më e suksesshme, padyshim më e lavdishme e historisë së Akademisë së Shkencave, është breznia që formuloi tezat bazë të shkencave kombëtare, që e bëri Shqipërinë me një institucion të ri përfaqësimi ndërkombëtar  dinjitoz, që e ktheu hapësirën shqiptare në kryeqendrën e albanologjisë.

Prandaj unë sot nderoj bashkë me ju shkëlqimin e asaj breznie dhe suksesin e shkencave shqiptare në një kohë të vështirë.

Akademia e Shkencave është për të gjithë ju akademikët familja juaj e dytë, është jeta juaj e vërtetë intelektuale dhe shpirtërore.

Formimi i pasardhësve është një nga detyrat më të rëndësishme dhe më me përgjegjësi për të gjithë brezat e studiuesve.

Akademiku Luan Omari është i nderuar edhe për këtë arsye.

Veprimtari të tilla si kjo e sotmja nuk mund të jenë kurrësesi thjesht një ceremoni formale, ato janë shprehje mirënjohje dhe nderimi, por janë mbi të gjitha edhe një mundësi që gjithsecili prej nesh të kuptojë sesa e rëndësishme është kur njeriu zgjedh që t’ia dedikojë jetën, punën, dijen dhe gjithë energjitë e veta krijuese dhe intelektuale shërbimit ndaj popullit dhe atdheut.

Personaliteti dhe shembulli i akademikut Luan Omari, duhet të frymëzojë dhe të motivojë gjeneratat e reja në rrugën e dijes dhe të shkencës, të kërkimit por edhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar dhe publik”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...