Tani nuk përbën më as lajm dhe as habi që Edi Rama kopjon propozimet dhe nismat e opozitës. Kështu bëri edhe sot, kur lajmëroi se do të hiqet TVSH për biznesin e vogël.
Por për ironi, para dy vitesh, kur opozita e kërkonte diçka të tillë, Rama e sulmonte se po mbron informalitetin. Këtë fakt e ka rikujtuar sot nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
STATUSI I VASILIT
Ju lutem shume shikojeni këtë VIDEO.
Dy vjet më parë Edi Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit sepse kërkonte të hiqej TVSH për biznesin e vogël.
Ja çfarë thoshte Rama:
“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.
Sot po vetë ky Edi Rama thotë se do ta heqë TVSH për biznesin e vogël dhe thotë:
"Unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH".
Po te kishte turp ky kryeministër i shpëlarë nga personaliteti duhej te jepte dorëheqjen.
Po ky s'ka turp!!