Sot, 21 vite nga dita e çlirimit të Prishtinës

E Enjte, 11 June 2020 09:52

 

Nga Vjosa Osmani.

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit.

Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!

Login to post comments