Paloka:Rama dhe “opozita” parlamentare janë të gjithë në një thes

E Enjte, 11 June 2020 11:36

Projekti qeveritar për uljen e pensioneve. Kundërpërgjigjet opozita: Akt kriminal i Edi Ramës. Flet edhe ministrja e financave, Anila Denaj
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për negociatat e Edi Ramës me “opozitën” parlamentare që nuk pranon firmosjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Paloka shprehet se ajo që ndodhi në Kryesinë e Kuvendit ishte një teatër politik. Ndërsa shton se Edi Rama dhe deputetët e së ashtuquajturës opozitë parlamentare janë e njëjta gjë.

“Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri.

Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit”,- shprehet Edi Paloka në një reagim në Facebook.

Login to post comments