Basha vijon takimet me biznesin e vogël: Xhepat e shqiptarëve po boshatisen, Ramavirusi po i godet përditë

E Enjte, 11 June 2020 11:33

Kryetari i PD Lulzim Basha pas një takimi me bizneset e vogla ne njesine 4 ne Tirane thote se qytetaret kanë nevojë “për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi”.

Sipas kreut të PD, vendi i duhet “një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit”.
bashaaa2

“Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve”, theksoi Basha.

“Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve. Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh“, shkruajti kreu i PD në një postim në rrjetet sociale pas takimeve me qytetarët.

Modifikuar më E Enjte, 11 June 2020 11:40
Login to post comments