E vetmja gjë, që i jepte paqe profesorit gjatë periudhës së karantinimit ishte cicërima e zogjve, në një qytet, që siç e quajti ai është shpërfytyruar.
Edmond Tupe e quajti fenomen social-ekonomik prostituimin. Profesori mban qëndrim të fortë, për ata që e mbrojnë tezën e legalizimit të tij.
Të gjitha pakënaqësitë e Edmond Tupes u përmbyllën me sloganin e njohur ‘Rama ik’!
Më tej, Tupe pohoi se kjo periudhë ka qenë mjaft e mirë për lexime dhe përkthime.