Besojeni apo jo, papunësia u ul në kulmin e pandemisë

E Enjte, 11 June 2020 17:21

Ndërsa Shqipëria hyri në vetëizolim në mes të muajit Mars, numri i shqiptarëve që qeveria klasifikon zyrtarisht si të papunë ra me 3 mijë vetë ndërsa norma zyrtare e papunësisë ra në shifrën e papërfillshme të 5.6% të forcës së punës.

Nga Gjergj Erebara | BIRN 

Statistikat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës të publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se të papunët e regjistruar shënuan një rënie të re gjatë tremujorit të parë të këtij viti si dhe nivelin e dytë më të ulët në histori, pavarësisht se vendi u godit nga pandemia e koronavirusit të ri, e cila solli bllokimin e pjesës më të madhe të aktivitetit ekonomik.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të INSTAT [link] të papunët e regjistuar ishin 67,120 vetë në tremujorin e parë nga 70,524 vetë në tremujorin e katërt dhe afro 70 mijë vetë në tremujorin e parë 2019.

Shkalla e papunësisë zyrtare ra për rrjedhim në 5.6% të forcës së punës, nga 5.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i të papunëve të regjistruar për herë të parë në zyrat e punës shënoi një rekord të ri minimal me vetëm 5,600 vetë.

Tremujori i parë i këtij viti bëhet kështu periudha me normën e dytë më të ulët të shkallës së papunësisë zyrtare gjatë viteve të fundit. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, të papunët e njohur zyrtarisht si të tillë nga regjistrat e shtetit ishin 64 mijë vetë ndërsa norma e papunësisë ishte 5.4%.

Norma e papunësisë zyrtare të Shqipërisë jo vetëm që është në rënie, por ajo tashmë është ndjeshëm edhe më e ulët se sa mesatarja e Bashkimit Europian (7.4% sipas shifrave të publikuara nga Eurostat për muajin mars) dhe e krahasueshme me vendet më të zhvilluara të Euroës. P.sh., Gjermania ka një normë papunësie prej 3.4% ndërsa Belgjika e ka normën e papunësisë 5.5%. Ndryshe nga këto, Greqia ka normë papunësie 18% ndërsa Spanja 14%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...