Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas lajmit se Federata Shqiptare e Futbollit i ka hequr kompanisë Digitalb, transmetimin e Kategorisë Superiore.
Ndërkohë më herët ka pasur raportime se kompania ka pasur probleme me pagat e punonjësve dhe me blerjen e kampionatit spanjoll.
POSTIMI I VASILIT
“DIGITALB grabit sheshit shqiptarët!!
DIGITALB t'ju ktheje paratë mijëra abonentëve sepse nuk po transmeton kampionatin spanjoll të futbollit sipas kontratës.
DIGITALB nuk është pronar i parave të abonentëve.
DIGITALB i merr lekët një për një kur lidh kontratën, tani të kthejë parate sepse kjo është vjedhje e neveritshme ditën për diell.
DIGITALB nuk u ka dhënë asnjë shpjegim abonentëve, ndaj të paguajë askujt nuk ia kërcet për arrogancën e këtyre.
Arrogancën ta bëjnë me lekët e tyre, jo të shqiptarëve.