Berisha: Marrëveshja ndërmafioze me Ndrangetën, që e shndërroi Fushën e Sharrës në pikën e mjaltit

Hënë, 15 June 2020 13:08

Një marrëveshje ndërmafioze! Marrëveshja e bashkëpunimit zyrtar midis mafies narkoqeveritare me Ndragetën e Veronës!

Nga Sali Berisha

Këtu më poshtë lexoni se si me një akt marrëveshje mafiozësh, Fusha e Sharrës u shndërrua në pikën e mjaltit, minierën e floririt midis narkomafies së Edvin Mafisë dhe Ndragetës së Veronës, më e rrezikshmja e Italisë!

Afera e plehrave të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut është ndër aferat më mafioze-korruptive më të mëdha, me të cilën këta mafiozë përfitojnë dhe ndajnë çdo ditë së paku 400 000 euro.

Sipas kësaj marrëveshjeje të firmosur nga Lal Plehu dhe Flavio Tosi, kreu i bashkisë së Veronës, palët krijojnë një ndërmarrje të përbashkët Echo Tirana me pronësi: 50% bashkia e Tiranës dhe 50% AGSM Verona, sipas së cilës:

1. Të gjitha plehrat e Tiranës mblidhen nga Eco Tirana, me menaxher të paligjshëm zv/kryetarin e bashkisë, Mazniku, që në kundërshtim me ligjin merr dy paga - dhe AGSM Verona e bosit të rrezikshëm të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, i arrestuar nga autoritet italiane si kreu i mafies së Veronës.

Pas firmosjes së marrëveshjes mbi plehrat e Tiranës vendoset monopol i Ramës-Veliajt-Ahmetajt përmes bedelit Zoto.

Ato prodhojnë flori për këta 4 persona dhe bosin e Ndragetës, Miglioranzi, ndaj edhe këta të katërt kanë vënë Policinë e Shtetit dhe bashkiake të gjëmojnë çdo rom që guxon të marrë ndonje qese plastike apo kanaçe në koshat e mbeturinave.

Duke pasur monopol, kanë rritur çmimet sipas oreksit dhe shumë më lart sesa Mali i Zi.

Eco Tirana depoziton plehrat e mbledhura në Fushën e Sharrës, ku i paguan nga paratë e takspaguesve, ndërmarrjes private të përpunimit të plehrave po të Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut në Sharrë, që menaxhohet nga sekseri apo bedeli i tyre Klodian Zoto:

a) 29 euro për ton mbetje;
b) 6 euro për ton dhera të pastra;
c) 9 euro për ton inerte.

Të gjitha kompanitë private të ndërtimit detyrohen që dherat dhe inertet t’i depozitojnë vetëm në Fushën e Sharrës se ky është monopol dhe biznesi i Ramës.

Nëse duan të marrin dhera dhe inerte për sistemime urbane prapë nuk lejohet t’i lëvizin nga kantieri 1 e t’i çojnë në kantierin 2, por duhet të paguajnë dy herë edhe për depozitim, edhe për blerje si mall i ri veç nga monopoli Rama-Velia i Sharrës dhe t’a paguajnë:

a) 10 euro për 1 ton dhera të pastra dhe
b) 27 euro për 1 ton inerte që depozitojnë apo 540 euro për çdo kamion.

Kjo është arsyeja pse kamionët e Salillarit që punojnë tek Unaza e Tiranës nisen deri në Skuraj të Kurbinit për të hedhur inertet e ndërtimit. Del më lirë të paguajë 100 euro naftë kamionit, sesa t’i çojë tek monopoli Rama-Veliaj.

Policia me urdhër të Ramës nuk lejon të dalë asnjë kamion me inerte apo dhera nga Tirana.

Kamionët e kompanive të ndërtimit, që u nisën për t’i depozituar në landfillin e Bushatit, u ndaluan në Kamëz nga Policia e Shtetit duke i thënë hapur shoferëve “po ky është biznes i Ramës ndaj nuk ju lëmë të çoni tjetërkund”.

Po me urdhër të Ramës, situata në Durrës është degjeneruar qëllimisht, plehrat lihen mal dhe digjen duke shkaktuar kancer për të tmerruar qytetarët, me skenar dhe regji që Hajduti i Surrelit të dalë si shpëtimtar për emergjencën se do të paguajë shteti për t’i sjellë në Sharrë.

Pra, do të nxjerrë para nga Buxheti i Shtetit në mëngjes për t‘i futur në xhepin personal në drekë!

Duke e pasur monopol privat Sharrën, Hajduti i Surrelit rriti me 1/3 çmimin e depozitimit të mbetjeve në Sharrë nga 22 në 29 euro pa asnjë justifikim ligjor dhe asnjë ekspertizë ndërkombëtare. Veç grykësia për të vjedhur.

Krahasoni çmimet e Sharrës për (i) mbetjet, (ii) dherat dhe (iii) inertet dhe do të shihni se janë nga dyfish deri në 12-fish më shtrenjtë se Mali i Zi.

Depozitimi i dherave të pastër në Malin e Zi kushton veç 0.5 euro pasi nuk është monopol, përkundrazi shteti ka caktuar 4-5 vendndodhje (ish-gurore) që duhen rehabilituar me dhera të pastër duke përmirësuar mjedisin.

Në bregun tjetër të Adriatikut, në Verona, Antimafia italiane prangosi si bos kryesor të Ndragetës, Andrea Miglioranzi, kurse në Shqipëri Antimafia është vet Edvin Mafia ndaj ky i fundit i thur himne me video tridimensionale minierës së tij të floririt, Fushës së Sharrës, e cila është e paprekshme!

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...