Prokuroria e Posaçme bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për anëtarin e KPA, Luan Daci, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që pezulloi nga detyra.
Trupi gjykues përbëhej nga Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimiter Lara.
Luan Daci u akuzua nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.
Më 25 maj 2020, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese ishte Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.