Edi Rama del hapur kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore

Hënë, 15 June 2020 13:53

Edi Rama vazhdon sërish lojërat politike me reformën zgjedhore. Pasi përdori opozitën e blerë në parlament për të propozuar ndryshime kushtetuese për të ndaluar koalicionet zgjedhore, tani ka vendosur të dalë haptas kundër Këshillit Politik dhe marrëveshjes së arritur.

Pasi dy deputetë të emëruar si opozitë në kuvend, tërhoqën firmat nga drafti i propozuar nga grupi i deputetëve të udhëhequr nga Myslym Murrizi, Rama ka vendosur që të çojë në ndihmë të tyre, deputetët e tij.

E pikërisht Adnor Shameti, ortaku në biznes i Murrizit, kur ata të 2 kishin një universitet privat, është dërguar nga Rama për të firmosur propozimin e gjoja opozitës.

Adnor Shameti dhe deputetja Elena Xhina kanë vendosur firmën mbi propozimin e Murrizit për ndryshime kushtetuese që hapin listat, përjashtojne koalicionet zgjedhore përpara zgjedhjeve dhe vendosin pragun prej 5% për partitë e vogla.

Firmat e Shametit dhe Xhinës janë vendosur pasi u tërhoqën Artur Roshi dhe Besnik Troplini.

Modifikuar më Hënë, 15 June 2020 14:22
Login to post comments