'Ky nuk është pushteti i popullit! Çdo gjë është e bllokuar, vendi ka ngrirë dhe pret zgjidhjen'

Hënë, 15 June 2020 16:21

Nga Dhurata Çupi/

Jeni dakort?

dy palë janë përballë:

pakica e sundimtarëve dhe shumica e lirë e shqiptarëve;

pakica e pushtetarëve dhe shumica demokratike e opozitarëve;

pakica e rrogëtarëve dhe shumica e të papunëve;

pakica e të ngopurve dhe shumica e të uriturve;

pakica e përfituesve dhe shumica e të grabiturve;

pakica e korruptuar dhe shumica e njerëzve të ndershëm;

pakica e fituar dhe shumica e taksuar;

pakica bredharake dhe shumica e emigruar për punë e jetë më të mirë;

Dy Shqipëri:

Shqipëria e shqiptarëve, e madhe, e lirë, demokratike, evropiane, e ditur, e talentuar, e sakrificës, e mundit, ambicies, punës e nderit, pra Shqipëria e njerëzve të zakonshëm.

Dhe Shqipëria e kryeministrit, e vogël, e kapur, antidemokratike, orientale, e vjetër, e prapambetur, zakonore, fisnore, përfituese, pra Shqipëria e pushtetit politik, politikanëve të përhershëm! Populli ka votat, Kryeministri ka grabitur pushtetin! Populli ka vullnetin, Kryeministri ka grabitur zyrat!

Ky nuk është pushteti i popullit! Ky është pushteti i vjetër, pushteti i Elitës së Korrupsionit! Ky pushtet i korruptuar kushtëzohet nga klientët, klientët kanë kapur shtetin, pushteti i klientëve pengon dhe nuk lejon zgjidhjen!

Ky është një stop i madh! Çdo gjë është e bllokuar, vendi ka ngrirë dhe pret zgjidhjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...