Çollaku: 100 shqiptarë të bllokuar në Zyrih, ministria e Jashtme dhe ambasada nuk u përgjigjen

Hënë, 15 June 2020 18:34

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka denoncuar indiferencën që Ministria e Jashtme dhe ambasada po tregon në orët e fundit ndaj pasagjerëve shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër, të cilët kanë mbetur edhe pa ujë.

‘Mbi 100 shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Zyrihut.

 
 

Shqiptarët e bllokuar sipas dëshmive deklarojnë se po perpiqen të kontaktojne me numrat e ambasadës tonë, por asnjë numër nuk pergjigjet.

 

Situatë e turpshme, degraduese dhe diskriminuese për qytetaret shqiptarë.

 
 

Ministria Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore kane detyrë e detyrim ligjor e kushtetues të mbrojne e kujdeset për jeten, interesin dhe dinjitetin e çdo shtetasi shqiptare jashte kufijve të Republikes së Shqipërisë.

Papërgjegjshmëria e drejtuesve të Ministrisë së Jashtme është flagrante dhe një rast i përsëritur.

Indiferenca e drejtuesve të përfaqësive tona diplomatike është një shkelje flagrante e ligjit të shërbimit të jashtëm dhe detyrave themelore që këta drejtues kanë.

Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos në vendet perëndimore jane kthyer në resorte turistike për familjare, miq e klientë të ministrave dhe oligarkëve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjeçare të kushërinjve të ministrave veshur me gëzof diplomatik, ndërsa qytetarët shqiptarë poshtërohen nëpër kufijtë dhe aeroportet e botës.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...