Përfundon tryeza e Këshillit Politik/ Nesër pritet të takohen sërish për…

Hënë, 15 June 2020 19:54

Pas marrëveshjes së arritur mes dy palëve politike për Reformën Zgjedhore, sot per rreth dy ore u mblodh sërish Këshilli Politik. Mbledhja nisi ne oren 17:00 dhe perfundoi pak minuta me pare. 

Mësohet se Këshilli Politik do të takohet sërish nesër për të diskutuar amendimet e ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor.

 
 
 
 

Marrëveshja e arritur para pak ditësh në Këshillin Politik tashmë ka disa çështje të cilat po dakordësohen mes palëve.

 
 

Ndër çështjet e para qe palet nuk kanë pasur konsensus eshte financimi i partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partitë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

 
 

Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Po ashtu, në dy nivelet e KQZ-së, Komisioni Rregullator dhe Ankimor, pritet që në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pikë kjo e kërkuar edhe nga PS.

Login to post comments