Denoncimi i PD:Shfaqen raste me COVID-19 në kryeministri, do të ketë tamponim të gjerë ditën e sotme

Tuesday, 16 June 2020 12:48

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia denoncon se raste të reja janë shfaqur sot me COVID-19 në kryeministrinë e Shqipërisë por që po fshihen.

Nga 82 rastet e reja Spahia thotë se një pjesë janë në kryeministri dhe sot aty do të ketë tamponim të gjerë.

Por Spahia akuzon Ramën si dështim total pasi kërcënoi shqiptarët me mbyllje, i fajëson për gjendjen me koronavirusin teksa në vetë institucionin që drejton nuk zbatohen protokollet shëndetësore

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.
Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?
Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...