‘Shteti shqiptar në një gropë financiare’,Nishani:Përse jemi më keq se viti 1997

Tuesday, 16 June 2020 12:54

 

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaron se situata në Shqipëri është më e keqe se në vitin 1997. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Nishani dha edhe arsyet përse vendi është në këtë situatë.

-Të gjithë duam që të bëhen hapa përpara por në fakt në këto momente Shqipëria ka bërë shumë hapa mbrapa në drejtim të demokracisë. A do jenë zgjedhjet e vitit 2021 ato për të cilat ne kemi pritshmëri?

-Unë bie plotësisht dakord me ju në këndvështrimin që e targetoni 2021 si një gur kilometrik, si një moment i cili duhet të sjellë një tronditje të fortë në sistemin tonë shoqëror. Dhe kur them në sistemin shoqëror, kam parasysh të gjithë aspektet e këtij sistemi. Duke nisur te sistemi politik i cili është ai që ndikon në gjithë piramidën shoqërore dhe në gjithë komponentët e shoqërisë sonë. Dhe kjo ka një arsye, që ju me të drejtë e fokusoni kët ësi një moment të rëndëishëm, për faktin që përtej keqardhjes që na duhet të paraqitemi si pesimistë por nuk është thelbi paraqitja, por është realiteti ynë i cili na duhet ta themi, që Shqipëria ndodhet sot në momentin më delikat të 30 viteve të fundit. I referohem 30 viteve duke pasur parasysh mundësitë që janë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 30 vite të fundit.

-Edhe se 1997?

-Edhe se ’97. Pse e them këtë? Shteti shqiptar është pothuajse i pamundur të veprojë në të gjitha aspektet e veta. Ne kemi një sistem politik nga pikëpamja e vendimmarrjes pothuajse monopartiak. Legjislativi, ekzekutivi, mungon tërësisht mekanizmi i kontrollit të pavarur mbi këto dy pushtete. Ekonomia është në një krizë më të thellë sesa ajo e ’97 për faktin se atëherë kishim një borxh të madh individual, të familjeve, i cili në raport me zhvillimet shoqërore mundi të rikuperohet, sot shteti shqiptar është futur në një gropë financiare e cila do të dojë jo vetëm sakrifica por edhe një periudhë e cila nuk parashikohjet sot sesa mund të jetë për tu rimëkëmbur. Sot asnjë nuk e di se sa realisht është borxhi zyrtar i Republikës së Shqipërisë. Institucionet e shtetit Shqiptar pothuajse janë të kapura dhe janë të ndikuara nga individë ose grupime individësh të cilët kanë probleme të mëdha me integritetin e tyre dhe në raport me ligjin. Sot nuk mund të kemi më një sistem piramidal ku me defekte institucionet të ekzistojnë dhe të funksionojnë duke kompesuar defektin e njëri-tjetrit pothuajse nuk ekziston sot. Nuk ekziston shteti i së drejtës, nuk ekziston shteti ligjor, Ekonomia është në prag fataliteti, dhe ajo që i vë vulën të gjithë këtij konstatimi goxha të zymtë që mua më vjen keq që e kemi këtë realitet, është mungesa e madhe e besimit që vihet re në shoqërinë tonë. Duke pasur një krizë të fortë besimi te politika, do të thotë që ka një krizë të fortë besimi te shteti. Ikjet e mëdha masive që vazhdojnë në Shqipëri, e konfirmon këtë mungesë të besimit. Jemi në një situatë shumë delikate, më delikatja e këtyre 30 viteve të fundit në të gjitha këto aspekte që unë përmenda, dhe mundësia e vetme për të ndryshuar këtë, padyshim vjen përmes sistemit. Nuk mund të vijë përmes mekanizmave të jashtëm, ilegalë por përmes sistemit./Fjala.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...