Shoqata e Transportit Publik Qytetas dhe Ndërqytetas kanë protestuar sot për disa minuta përa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Punonjësit kanë kërkuar që të hapet puna ose të paguhen por jo me pagë lufte, por t’i paguhen uji, dritat, qiratë dhe kreditë.
”Duam vetëm punë, po nuk u hap të na paguajë. Kemi qira, drita, ujë, kredi. Qeveria nuk na i plotëson. Kemi shumë humbje. Vetëm punë duam. Asgjë tjetër.”- tha një protestues.
Po ashtu tek Ministria ka pasur dhe prezencë Policie që ka apeluar qytetarët të largohen. Pas thirrjeve nga autoritetet punonjësit janë shpërndarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot gjithë strukturat policore që mos lejojnë kategorikisht asnjë tubim apo grumbullim ndryshe do ketë masa.