Partia Socialiste e ftoi vetë Komisionin e Venecias për të dhënë opinionin e saj lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, dhe tani nuk njeh raportet e tij.
Kreu i grupit parlamentar, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i PS, Tualant Balla doli para mediave për të thënë se raportet e Venecias nuk duhen lexuar me euforinë e tifozëve të kategorisë së tretë.
Një ditë pas publikimit të dy raporteve përundimtare nga Komisioni i Venecias në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe paketën “Antishpifje”, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë në një konferencë për mediat.
Balla e quajti traditë të susksesshme bashkëpunimin me Komisionin e Venecias për konsulencën e vyer në forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor, ndërkohë që institucionet e drejtësisë thuajse nuk funksionojnë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.
“Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emërimet e gjyqtarëve ne Gjykaten Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme të reformës në drejtësi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend siç është ai i medias. Këto opinione demonstrojnë traditen e gjatë e të sukseshme të bashkëpunimit tonë me Komisionin e Venecias për konsulencën e vyer në forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor. Dua të falënderoj ekipin këtu në Kuvend që bashkëpunuan në një komunikim disamujor me Komisionin e Venecias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qëllimin e vetëm që t’i shërbejë zbatimit të shpejtë të reformormave në vend, reforma të shumëpritura nga shqiptarët. Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizojë sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jone si ligjvënës që opinionet teë mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre. Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim të opinioneve por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre. Si i tillë ky proces nuk mund të jetë një proces ekzaltimi që minimizohet vetëm në “kush ka të drejtë” por vetë publiku do të mund t’i lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton këtë dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetësim as demokracinë, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje as përkthimet e gabuara e të servirura në media sipas interesit nuk i shërbejnë reformës në drejtësi. Venecia është një trupë profesionistësh të spikatur që ka mision të kontribuojë në forcimin e demokracisë përmes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anëtare të KiE e më gjerë të vendosin standardet më të mira për çështjet që lipset medim”,- tha Balla.