Parlamenti Europian ka miratuar me mbi 76 % të votave rezolutën në mbështetje të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, por njëherazi edhe 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria.
Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.
Mes kushteve, është edhe ai i nisjes së procedimeve penale ndaj të akuzuarve për blerje votash. Dhe ky duket se përbën edhe kushtin më të sikletshëm për Qeverinë, Rilindjen apo Kryeministrin Edi Rama. Nëse rikthejmë në vëmendje përgjimet e publikuara përdosjet e njohura si 339 dhe 184, që përkojnë me zgjedhjet në Durrës dhe Dibër, shumë prej eksponentëve të Rilindjes janë përfshirë në biseda me personazhe të njohur apo grupe kriminale, që kanë ndikuar në tjetërsimin e votës.
E ndërsa për të gjitha kushtet, Rama apo Rilindja, mund të gjejë rrugëdalje duke hedhur përgjegjësinë drejt institucioneve të tjera, në rastin e kushtit nr 8, gjithçka lidhet me qëndrimin që do të mbajë Qeveria, vullneti i saj politik, për të ndëshkuar të akuzuarit për blerje votash.
Plani me 15 pika i Integrimit:
1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.
3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.
6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun
8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.
9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.
10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike
11- Zbatimi i reformës zgjedhore
12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.
13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.
14- Adoptimi i logjit për censusin e popullatës në përpjthje me rekomandimet e Këshillit të Europës