Rama zbrapset para Metës

Saturday, 20 June 2020 17:24

Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Venecia i dha të drejtë Presidentit të Republikës që ai pezulloi procesin për të krijuar një proces të drejtë, të ekuilibruar, proporcional, të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kësisoj asgjësoi dhe ndali puçin antikushtetues të përgatitur me kujdes nga Rilindja për të rrëmbyer dhe kapur Gjykatën Kushtetuese në grushtin e saj. Venecia sqaroi qartë rolin e ish-kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani dhe i quajti në mënyrë të qartë dhe të prerë vendimet e tij si incidente të rënda që krijuan konflikt në mes të institucioneve, pra Dvorani ishte një instrument i qartë në duart e Rilindjes në funksion të puçit antikushtetues për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Njëherazi, jo i vendos vulën përgjegjësisë së rëndë penale që rëndon mbi këtë individ, i cili duke shpërdoruar ligjin, Kushtetutën dhe institucionin e tij, krijoi turbullirat e një premise kushtetuese dhe i shërbeu një skenari që ishte një goditje në kokë e shtetit ligjor në Shqipëri.

Në mesditë të kësaj të shtune doli Taulant Balla para medias. Ai është numri dy në PS dhe numri një te deputetët e mazhorancës. Natyrisht që ai doli me urdhër të kryeministrit Rama.“Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete”. Keshtu ka deklaruar sot per mediat, kreu i Grupit Parlamentar te PS-se, Taulant Balla, duke theksuar se kerkesa u iniciua pas “mekatit te 30 qershorit” duke edhe e akuzuar presidentin per mosrespektimi i ligjit dhe Kushtetutës.
Por Venecia e tha troç se PS-ja dhe qeveria kanë gabuar dhe kanë shkelur Kushtetutën. Me firmë e vulë ishte nga Komisioni i Venecias, ndërsa sot Taulant Balla tha se na dha të drejtë ne si PS , por kur harroi e doli nga aktori, shtoi se “Komisioni i Venecias vetëm rekomandon dhe se si duhet të bëjmë e vendosim ne!”. Pra edhe e kërkojnë, e më pas i tregojnë dhëmbët, Venecias!"Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizojë sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare" u shpreh deputeti i Toyota Yaris.

“Tanimë, ndryshe nga pretendimet vërtetë qesharake, mjerane të tipit Balla, sot SPAK-u, i cili ka në dorë dosjen e Dvoranit e ka të provuar 100% fajësinë e tij dhe nuk ka më asnjë arsye të vonojë dhe të ndalet për të proceduar penalisht këtë person që ka shpërdoruar në mënyrën më të rrezikshme detyrën.
Venecia sqaron qartë, rolin aktiv shumë të gabuar, antikushtetues të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u bë pjesë e këtij skenari me veprimet e tij, me refuzimin e bashkëpunimit dhe desktruktivitetin e tij, së bashku dhe me pjesën e Ministrisë së Drejtësisë.
“Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.
“Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj. Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funksiononte”

Modifikuar më Saturday, 20 June 2020 17:27
Login to post comments