Mediat kosovare:Mustafa hakmerret ndaj Vjosa Osmanit, e shkarkon sot nga nënkryetare e LDK-së dhe e zëvendëson me Hotin

Saturday, 20 June 2020 17:40

Mediat kosovare shkruajnë se Isa Mustafa do të shkarkojë sot nga nënkryetare e LDK, Vjosa Osmanin. Sot do të votohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK ky propozim nga vetë Mustafa i cili kërkon ta zëvendësojë Vjosa Osmanin, me kryeministrin Avdullah Hoti si nënkryetar i LDK.

Pikërisht refuzimi i votimit të qeverisë së re nga Vjosa Osmani përbën shkelje të statusit të LDK sipas Mustafës dhe për këtë do merren masa.

Po ashtu Mustafa kërkon që Osmani të lirohet dhe nga detyra si anëtare e kryesisë së LDK duke e lënë pa asnjë funksion në parti por vetëm si deputete në Kuvend.

Login to post comments