Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenti Meta citon raportin e “Venecias”: Konfirmoi përfundimisht se…

Hënë, 22 June 2020 18:57

Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke cituar raportin e Komisionit të Venecias, thekson se ky Komision arriti në përfundimin që veprimet e kreut të shtetit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ishin në përputhje me Kushtetutën.

105004564_3104706019575650_3907045133262675751_o

Meta thekson se në opinionin final, “Venecia” tregon se veproi drejt me emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Kushtetuese, duke mos pranuar betimin e kandidates Arta Vorbsi, e cila u konsideruar e miratuar automatikisht nga mazhoranca, duke bërë betimin më pas tek një noterë.

Reagimi i plotë:

Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 të Opinionit Final konfirmoi përfundimisht se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimit.

Në këto paragrafë, Komisioni i Venecias, konfirmoi të drejtë emërimin nga Presidenti të gjyqtares së dytë dhe refuzimin e pranimit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përpara një noteri.

📌 Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikat 96 dhe 98 të Raportit:

  1. “… Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta…”

“…Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës…”

  1. “…Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht…”
  2. 104875938_3104706239575628_6038308109897168562_n
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...