Serwer: Kosova është në telashe, Thaçi e Veseli të japin dorëheqje

E mërkurë, 24 June 2020 21:11

Nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera, thotë Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA, teksa ka komentuar në platformën e tij, akt-akuzën për krime lufte të Gjykatës Speciale kundër presidentit Thaçi, Veselit dhe të tjerëve.

Beogradi, sipas Serwer, do të jetë i kënaqur me këtë akt-akuzë, për shkak se ka kërkuar drejtësi për krimet kundër serbëve dhe pas përfundimit të luftës dhe kjo do t’i japë Serbisë përparësi në negociata me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

 

“Beogradi mund të përpiqet të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, duke pretenduar se akt-akuza vërteton se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend ku mbizotërohet nga armiqtë kriminelë. Pra, akt-akuza nuk është vetëm çështje personale për Thaçin e Veselin, por është institucionale dhe ndërkombëtare. Kosova është në telashe”, thotë Serwer.

 
 
 

Sipas tij, "as Evropa e as Amerika nuk do të kenë interesim që të takohen apo të ndihmojnë politikanë të cilët janë nën akuza dhe rezultati sipas tij, do të jetë izolimi ndërkombëtar".

 
 

“Kjo gjithashtu është një provë për Thaçin dhe Veselin. Nëse konfirmohet nga gjyqtari i Gjykatës Speciale, ata të dy duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre dhe të shkojnë në Hagë për t’u mbrojtur, ashtu siç ka bërë ish-kryeministri Haradinaj disa herë. Dorëheqjet e tyre do të bënin ndryshime në politikën e Kosovës. Kuvendi duhet të zëvendësojë Thaçin, gjë e cila do të ishte një sfidë e madhe, pas kësaj aktakuze. Zëvendësimi i një kryetari të një partie politike do të ishte shumë më pak i diskutueshëm, por gjithsesi do të qonte peshë”, thotë Serwer.

Por ai vë në dyshim nëse “do ta respektojë PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) trashëgiminë e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo do të shkojë përtej saj për të zgjedhur dikë i cili është më pak i lidhur me rebelimin e armatosur kundër Serbisë.”

“Reagimi politik brenda Kosovës do të jetë në kundërshtim. Është vështirë të paramendohet ndonjë gjë pozitive e këtij lloj konfrontimi. Perspektiva për investime ndërkombëtare, bashkëpunimi më NATO-n, udhëtimi pa viza në BE dhe aspiratat e tjera do të dëmtohen”, thotë Serwer.

Serwer mes tjerash thotë se është befasuar me këtë akt-akuzë, pasi nuk kishte besuar që ekzistojnë prova të mjaftueshme për të ngritur ak-takuza.

Sipas tij, takimi i paralajmëruar në Uashington ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, mund të vazhdojë, pasi ato mund t’i udhëheqë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...