Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas raportimeve se ndaj kreut të shtetit kosovar, Hashim Thaçi do ngrihet padi për krime lufte.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.
Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do t'i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.
Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor,” shkruan Basha.