Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, Kryemadhi: Lufta e UÇK-së për çlirim

E mërkurë, 24 June 2020 21:23

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçi e Kadri Veselit.

Kryemadhi shprehet se lufta e UÇK-së ishte për çlirimin e popullit të Kosovës, kurse shton se e drejta do të fitojë sërish.

 

Reagimi i Monika Kryemadhit:

 
 
 

Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

 
 

Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës.

Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...