Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e partisë së tij. Ashtu si e paralajmëroi vetë kryedemokrati Basha, një ditë më parë, Kryesia pritet të marrë sot vendime të rëndësishme politike.
Sipas Bashës, në Kryesi do të merret vendimi për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve.
“Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”, shkruante Basha një ditë më parë.