Fjalimi i Ramës për Kosovën/Nishani: Ushtari i Beogradit e ka të fiksuar vendin në historinë e kombit

E Enjte, 25 June 2020 17:25

Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka quajtur fjalimin e sotëm të Ramës për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit si një tragjikomedi për t’u rikthyer si patriot i madh.

Nishani thotë se Rama është ushtari i Beogradit në Tiranë dhe hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së.

Më tej Nishani, i cili sot mban detyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD thotë se UÇK nuk kanë nevojë për fjalimet e Ramës pasi ky i fundit e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e kombit shqiptar, si tradhëtari i Tiranës.
STATUSI NGA BUJAR NISHANI

Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit.
I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.
Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës !
Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelnikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri !
Tradhëtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë !

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...