Akt-akuzat nga Gjykata Speciale/Avokati:Thaçi të japë dorëheqjen, Rama 5 vjet i vonuar

E Enjte, 25 June 2020 16:50

Avokati i mirënjohur Tom Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë e jo vetëm pas publikimit të akt-akuzës nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK Kadri Veseli.

Sipas Gashit, nuk është e detyrueshme ligjërisht por Thaçi duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që të dëmtohet sa më pak shteti i Kosovës.
"Kjo nuk është obligative sipas ligjeve të vendit. Unë besoj se ka një argument: ruajtja e kredibilitetit të shtetit të Kosovës. Për shkak të pozicionit të tij si kryetar i shtetit të Kosovës. Kur sheh dikë që një akuzë fotrmale për krime lufte zbutja e dëmeve ndaj shtetit është dorëheqja e menjëhershme", tha Gashi.
Sa i përket deklaratave të sotme në parlament të kryeministrit Edi Rama, Gashi theksoi se ai është i vonuar në këtë aspekt.
"E kam dëgjuar zotin Rama përmes televizionit. Deklaratat e tij kanë qenë shumë të zjarrta dhe patriotike. Është dashur që ta kursejë. Në vitin 2015 kur u ngrit Gjykata Speciale ai nuk është prononcuar fare. Thaçi dhe Veseli bënin presion që të votohej kjo gjykatë, ndërsa ai nuk ka folur fare. Ai është vonuar të paktën me 5 vite", u shpreh për Syri TV Tom Gashi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...