Nga Ilir Pecnikaj
RIKTHEHUNI NË POZICIONET TUAJA DHE BEJNI DETYRAT QË JU TAKOJNË, QEVERI E SHPARTALLUAR.
Sot po percjellim për në botë tjetër një mjek, një professor, një asset kombëtar për shëndetin publik.
Nga mënyra se si iku profesori, në çdo vend të Komunitetit Europian apo demokratik, ku ne duam të shkojmë, prokuroria nuk do kishte hezituar asnjë moment për të hapur një dosje “ vrasje për shkak të detyrës”. Po, “ vrasje për shkak të detyrës”! Nuk duhet të hezitojmë ti themi gjërat siç janë.
Profesori u vra, sepse spitalet tona janë kthyer në vatrat më të nxehta të coronavirus-it. Aty ku sot duhet të ishte “ABSOLUTISHT COVID ZERO”, sot aty covid galon, sot covid, për fatin tonë të keq, aty lulëzon.
Sot një pjesë e madhe e “vijës së parë” të bluzave të bardha janë, në mos të karantinuar, të shtruar në spital, pra “të asgjesuar”, të cilët duhet të ishin në ball të asaj që qeveria e quan “luftë”, por ajo e trajton si lojë.
Cfarë fytyre i ka ngelur Komitetit Teknik (nëse ndonjë herë e kanë pasur) që ta quajnë veten të tillë kur një koleg i tyre sot përcillet për në botën tjetër për fajin e tyre. Në bazë të ligjit janë këta personat përgjegjës për menaxhimin e situatës… Sot spitalet, kryesisht QSTU, duhet të kishte protokollet e miratuara, të zbatueshme, dhe rrebtesisht të kontrollueshme për të mundësuar c’rrenjosnem nga hapësirat e tyre të coronavirus-it. Nuk duhet të shpiknin asgjë. I kanë të shkruara qartësisht nga OBSH dhe çdo shtet që e ka kaluar këtë fazë. Mjaftonte ti kopjonin dhe ti zbatonin, duke mos i lënë thjeshtë “hardcopy” në kompjutrat e tyre, por duke i vënë me çdo kusht në funksion, sepse sado që të kushtonin, nuk kushtonin kurrë më shtrenjtë se jeta e një qytetari e aq më tepër e një mjeku profesor, i cili siç e thashë më sipër, ishte asset kombëtar.
Nëse jeni të margjinuar, ju të KT, largohuni një orë e më parë nga ai pozicion sepse qëndrimi pasiv në atë pozicion rëndon jashtë mase pozicionin tuaj si profesional ashtu dhe njerëzor. Mos qendroni aty thjeshtë për të bërë mburojen e Sulltan Surelit, sepse ai dhe politika e tijë kanë dhënë prova që meritat I mbajnë përvete dhe fajet e veta jua faturojnë “prursit më të parë”.
Nuk mund ti kërkohet dorheqje ministres së shendetësisë, sepse mullari i gjërave për të cilat ka faje është jashtëmase i madh, dhe jetët e humbura për të, tashmë janë veçse numëra.
Ne gjithmonë kemi kërkuar që të mbrohen bluzat e bardha. Kemi kërkuar me forcë që në fillimin e pandemisë në vendet fqinjë, kur qeveria marrshonte nga kongresi në kongres, pa ju dridhur qerpiku për gjëra të tillë.
Nga cdo kërkesë/këshillë që bëhej/bëhet nga ana jonë në këtë periudhë, nuk është humbur kohë as një sekond që të anatemohem nga qeveria dhe strukturat e saj, e më pas për ti shpërfillur ato.
Nëse do të ishin marr seriozisht këshillat tona, sot nuk do të ishim në këtë hamulli.
Sot dhe pse vonë, por më një urgjencë të madhe, duhet që QSUT-ja dhe gjithë spitalet dhe qëndrat shëndetësore të kthehen sa më parë në zona “COVID ZERO” , për të bërë të mundur ruajtjen e bluzave të bardha dhe vënien e tyre në dispozicion të pacientëve, qofshin ata covid ose jo.
Nuk është faji i pacientëve që janë covid pozitiv, e aq më pak i mjekëve që në krye të detyrës po bien si birilat, për të cilën bultozieret e propogandës qeveritare po mundohen t’ja lënë, por është katercipërisht faji i kësaj të fundit, që nuk ka bërë detyrat e saj siç duhet, por i ka që në krye të herës i ka lënë në mëshirë të fatit ata .
Rikthehuni në pozicionet tuaja dhe bejni detyrat që ju takojnë qeveri e shpartalluar.
Për ta mbyllur, me shpresën e me lutjen drejuar Zotit, që të mos kemi më humbje të tilla, dua ti thëm me shumë dhimbje,
Lamtumire prof. Pushi!
Pushofsh në paqe!