Kryetari i PD, Lulzim Basha, uron gazetarin shqiptar të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, pêr funksionin e ri si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës.
Bashkë me urimin, Basha ka shpërndarë edhe njoftimin e Zërit të Amerikës për emërimin e zotit Biberaj në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
“Krenar për Elez Biberaj dhe kontributin e tij jetëgjatë për lirinë e medias, demokracinë dhe të drejtat e njeriut!”- shprehet Kryetari Basha.