Skema me korsitë e biçikletave:Si Bashkia po falimenton bizneset në Tiranë për të çuar paratë tek oligarkët

E mërkurë, 08 July 2020 10:03

Prej dy muajsh Bashkia e Tiranës ka nisur intensivisht ofensivën mbi bizneset e ndershme në kryeqytet duke u pamundësuar punën dhe rrjedhimisht duke i çuar drejt falimentimit. Me arsyetimin për ndërtimin e korsive të biçikletave në disa prej rrugëve kryesore të vendit, ku janë vendosur më së shumti dyqanet e Tiranës, Bashkia po synon që që të gjithë blerësit e kryeqyteti të shkojnë në qendrat tregtare të oligarkëve që i ka pranë vetes.

Kështu, qytetarët pronarë të dyqaneve shprehen të revoltuar me këtë iniciativë të bashkisë, duke theksuar se synimi i saj i vërtetë nuk janë lehtësimi i rrugëve për dy rrotakët, por interesat e fshehura mes pushtetit dhe olirgarkëve, të cilët kërkojnë me çdo kusht që dyqanet e boshatisura që i kanë në qendrat tregtare, ‘ti mbushin me pahir.

Dhe si ta bëjnë këtë?! Ka menduar “lali Eri”!

Me justifikimin e korsive të biçikletave, Veliaj po çon drejt falimentit bizneset e vogla duke ju bllokuar hapësirën e parkimit. Shumica e bizneseve që vetëm një muaj e gjysmë më parë u hapën, pas 3 muajsh karantine, e kanë të vështirë të sigurojnë tashmë parkim për punonjësit, furnitorët, apo dhe klientët. Ana buzë trotuarit është kthyer në korsi biçikletash.

Hapësira në të cilën sot ndodhet korsia e biçikletave shërbente si parking me pagesë. Tregtarët pohojnë se klientët e tyre kanë qenë të gatshëm të paguanin për vendqendrimin gjatë kohës që mund të blinin produkte.

Dukshëm ndërhyrja e Bashkisë Tiranë, po sjell pasoja të rënda te këto biznese. Eksperimenti u bë edhe para shumë vitesh në rrugën e Durrësit, kur bizneset lulëzonin dhe bashkia e Tiuranës në atë kohë me Edi Ramën kryetar, vendosi hekurat anësore, duke i kthyer në biznese fantazmë.
Përveç rrugës Myslym Shyri, një problematikë të ngjashme kanë hasur së fundmi bizneset dhe banorët e rrugës Hoxha Tahsin apo Qemal Stafa. Në këtë të fundit në ish-tregun e biçikletave apo orendive shtëpiake, bashkia ka vendosur edhe rrethim me hekura.

Bashkia Tiranë i ndërton korsitë e biçikletave pa standard të përcaktuar, pa respektuar plan-projektet e miratuara më parë dhe madje duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve, me lyerjen e asfaltit me bojë.

Me gjasë, sic po vepron ndaj bizneseve të ndershme dhe qytetarëve që paguajnë taksa, Tirana do të jetë “varri” i Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme!

Login to post comments