Nga Sali Berisha
Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykates se Larte!
Organet drejtuese te drejtesise si dege ekzekutivi apo departamente te Partise Socialiste jashte selise.
Miq, pushtimi i institucioneve dhe shnderrimi i drejtesise ne dege te narkoshtetit shqiptar eshte dhe rezultati me madhor dhe me shkaterrimtar per kete sistem i Dvoran-reformes se drejtesise.
Keshtu Sokol Sadushi, nje militant fanatik, vella siamez ne militantizem me Dvoranin, emerohet ne krye te Gjykate se Larte. Kjo eshte goditja perfundimtare e meshires per kete sistem.
Sadushi jo vetem eshte se bashku me Dvoranin gjykatesi me militant i PS, i cili merrte pjese dhe ne mbledhjet e saj, por ai emerohet ne ate post ne konflikt flagrant interesi dhe ne shkelje po flagrante te marreveshjes se forcave politike, sipas te ciles hartuesit e ligjeve te reformes perjashtoheshin per nje periudhe disa vjeçare nga kandidimi per organet e larta te drejtesise.
Si ekspert socialist i reformes se drejtesise, Sadushi perjashtoi ne kundershtim me ligjin shkollen e Magjistratures qe ai drejtonte nga vetingu paçka se ligji i barazon pedagoget e kesaj shkolle me gjykatesit e gjykates se apelit.
Ky perjashtim u be per qellime korruptive perfitimi, pasi pedagoget e kesaj shkolle me studiot e tyre ligjore e kane shnderruar kete shkolle ne strofullen e konfliktit te interesit model e tij par ekselence.
Kjo sepse ata, bazuar ne marredhenien pedagog nxenes ata kane dyert e hapura tek çdo ish nxenes prokuror apo gjykates qofte ai dhe per çdo dosje.
Miq, me Sadushin ne krye te Gjykates se Larte vendi rikthehet 21 vjet mbrapa, kthehet ne vitet kur ajo gjykate drejtohej nga nje minister dhe anetar kryesie i partise socialiste.
Me emerimin e militant Sadushit ne krye Gjykates se Larte dhe ne krye te KED dhe emerimet antikushtetuese te Ibrahimit (kunatit te ministres) ne krye te KLP, emerimin antikushtetues te Metanit, vella i ministres socialiste si car i drejtesise,
emerimin antikushtetues ne krye te KLGJ te Llagamit, organet me te larta te sistemit te drejtesise shnderrohen ne departamente jashte selie te Partise Socialiste apo ne dege ekzekutive te narkoshtetit te Edvin Droges.
Ky eshte dhe rrezultati i dvoran-reformes, ne te cilen vetingu nga lart poshte u perdor per vendosjen e kontrollit te plote te Edvin Mafise mbi drejtesine dhe kjo nder te tjera ka per pasoje direkte paralizen e ketij sistemi. sb