“Çdo manovër për sabotimin e marrëveshjes do jetë fatale”, Lefter Maliqi: Ramën e pret dështimi në zgjedhje

E mërkurë, 08 July 2020 11:41

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar sërish për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, e cila kundërshtohet të firmoset nga disa prej deputëtëve brenda Kuvendit

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se PPE kërkon që të votohet marrëveshja e datës 5 qershor në rezidencën Amerikane. Nëse kjo nuk ndodh dhe do të ketë sabotim të marrëveshjes nga Rama, sipas Maliqit, dështimi i kryeministri do të jetë fatal.
“PPE te votohet marrëveshja e reformes zgjedhore e dt.5 Qershor ne rezidencen Amerikane.Faktori nderkombtar dhe sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo pershendeten marreveshjen.Zgjedhjet lokale dhe parlamentare jane afer,cdo manover e Ramziut per sabotimin e marreveshjes dhe ndryshime Kushtetuese do jete fatale per deshtimin qe e pret.Kriza e rende politike ,ekonomike dhe e sigurise ne vend do zgjidhet me zgjedhjet e aferta te lira e demokratike. Ndryshimi do ndodh”, shkruan Maliqi.

Login to post comments