Gjermania ndaloi ndarjen e Kosoves, Mogherini i dha mundesi ketij projekti

E Enjte, 09 July 2020 00:09

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV tha se diskutimet për ndarjen e Kosovës kanë nisur që në vitin 2016. “Ka pasur disa terminologji për ndarjen. Zyrtarisht nuk ka pasur harta,” tha ajo.

Biserko akuzoi ish-kryediplomaten e BE, Federica Mogherini se i dha hapësirë këtij debati.

 
 

“Ajo e ndryshoi formatin. Më pas nisën bisedimet dhe takimet e fshehta, për të cilat ishim shumë pak të informuar. Beogradi luajti në mënyrë manipulative me aktorë si Rusia, Kina, SHBA. Amerika ndryshoi fokusin, duke anuar në krahun e Beogradit,” tha Biserko.

 
 
 

Sipas saj, në këto bisedime u përfshi edhe djali i miliarderit George Soros.

 
 

I pyetur se përse u përfshi Soros, ajo tha: “Nuk e di nëse e kam përgjigjen e duhur. Soros ka dështuar në Hungari, në vendet e Europës Lindore. Mbase donte të shihej si i suksesshëm këtu. Mbase mund të ketë interesa ekonomike, nuk e di, nuk jam e sigurt. Ka shumë teori për Trepçën. Nuk e di kush është i përfshirë. Unë di vetëm thashethemet që lexoj në gazetë”.

Biserko tha se për një moment, marrëveshja dukej pranë realizimit. Por ishte BE dhe sidomos Gjermania që ndaloi projektin e ndarjes.

“Kohët e fundit Prishtina ka pasur një grup lobimi që mundohej të bindte qeverinë franceze për të mbështetur këtë marrëveshje. Ka pasur grupe lobimi në SHBA. Kjo ka qenë një sipërmarrje e madhe, aq sa për një moment u duk se kjo marrëveshje do funksiononte”.

Sa i përket takimit të radhës me BE, Biserko thotë: “Mendoj se nuk do ndodhin shumë gjëra këtë herë. Do ketë një takim me zotin Makron dhe zonjën Merkel. Gjermania dhe Franca nuk janë në nxitim për të arritur një marrëveshje urgjente. Besoj se duan më shumë normalizim dhe implementim të marrëveshjeve të arritura. Besoj se Amerika do shkojë në rolin e saj fillestar dhe do heqë dorë nga ndarja”.

Sa i përket aktakuzës ndaj Thaçit, Biserko tha: “Mendoj se kjo lëvizje ishte e papritur. Se kush fshihet pas saj, nuk mund ta thuash. Nuk do bëja spekulime. Por gjithsesi ndaloi këtë takim në Uashington dhe kjo luajti në favor të pozicionit të BE dhe kjo mendoj se është gjëja e duhur”.

Login to post comments