OECD për PPP-të:Shqipëria nuk e mat riskun fiskal edhe pse e identifikon si potencial

E Enjte, 09 July 2020 08:11

Garancitë shtetërore, proceset gjyqsore, Parternitetet Publike Private (PPP) dhe degradimet mjedisore konsdierohen si risqe që lidhen me aktivitetin e qeverisjes qëndrore në Shqipëri. Por edhe pse e dimë ekzistencën e këtyre risqeve fiskale për të paktën dy kategori nuk kemi asnjë vlerësim apo matje të këtij risku, që do të mundësonte në një skenar shoku marrjen e masave të nevojshme.

Raporti “Qeverisja në një vështrim në Ballkanin Perëndimor” i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) publikuar në 7 korrik, ka zhvilluar një anketë në vendin tonë përgjatë vitit 2019 ku ka rezultuar se janë të identifikuara katër risqe të lidhura me aktivitetin e qeverisë, ku së pari shoku makro-ekonomik çka nuk mund të vlerësohet apo llogaritet, krizat e sektorit financiar të llogaritura, ndryshimet demografike vetëm të identifikuara si risk, por jo të llogaritura në efekt.
Tek partneritetet Publike Private, nga gjithë rajoni Shqipëria dhe Kosova rezultojnw me risk të cilësuar fiskal nga PPP-tw dhe Serbia, por që kjo e fundit e ka të klasifikuar këtë risk dhe të publikuar me të dhënat e nevojshme. Pjesa tjetër e vendeve si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë PPP si risk të lidhur me aktivitetin e qeverive respektive.
Dy risqet e tjera të matura nga anketa e OECD-sw janë ato që lidhen me entitetet publike dhe konkretisht qeverisja vendore dhe ndryshimet në administratë dhe kompanitë që zotërohen nga shteti. Edhe për të dyja këto kategori OECD pohon se ka një risk të identifikuar potencial por nuk ka një vlerësim real të këtij risku.
“Risqet fiskale janë të pasigurta nëse vijnë apo jo. Gjithsesi vigjilenca dhe kuptueshmëria e tyre i mundëson politikëbërësve që të rrisin kapacitetin e qeverisë për t’u adoptuar ose tërhequr prej tyre. Në 2015-n, OECD rekomandoi që qeveritë të identifikonin, vlerësonin dhe menaxhonin me kujdes qëndrueshmërinë afatgjatë dhe risqet e tjera fiskale” thuhet në raportin e OECD./Monitor

Login to post comments