“Edi Rama hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit”, Basha: Kryeministri drejt fundit politik, kërkoi pazar por kurrë nuk mori

Premte, 10 July 2020 15:39

Kreu i PD Lulzim Basha në një deklaratë përpara gazetarëve, deklaroi se Edi Rama hodhi në erë marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ky akt tregon fundin e tij.

“Edi Rama me deklaratën e sotme ka hedhur ne erë marrëveshjen e 5 qershorit. Marrëveshja e 5 qershorit është e rëndësishme, nënshkruar nga SHBA dhe aleatët tanë më të ngushtë. Marrëveshja e 5 qershorit parashtronte kushte minimale për zgjedhje që janë krejtësisht normalitet. Ky është akt që tregon fundin e një njeriu. Thirrja ime është që Edi Rama të reflektojë. Rama është edhe pak kohë kryeministër i vendit. Rama kërkoi pazar, por nuk mori e nuk do marrë kurrë”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se Rama tashmë nuk di më se cfarë po bën, duke shtuar se kjo është faza e fundit e degjenerimit të kryeministrit.
“Arsyeja pse jam përpara jush është se faktori ndërkombëtar do të ketë mbështetjen e plotë të PD dhe timen personale në mbrojtje të dakodësisë së 5 qershorit, që u arrit në Këshillin Politik. Nëse do jemi përpara një njeriu që ka vendosur interesin personal mbi PS dhe Shqipërinë, atëherë ne do të ndërmarrim të gjithë hapet demokratikë. Kjo është faza e fundit të degjenerimit të Ramës, që ka vendosur interesat e veta mbi Shqipërinë”, theksoi Basha.

Login to post comments