Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, partia e drejtuar nga ai ka korrur një fitore absolute, deri tani nga votat e numëruara kanë siguruar 12 deputetë ose100 mijë vota.
Kryetari i BDI Ahmeti u shpreh
‘Mbi 100.000 vota dhe fitore në të gjitha zonat zgjedhore!
Urime të dashur qytetarë, kjo fitore është ngadhnjim i vullnetit tuaj!
Na presin detyra të mëdha në të ardhmen.
Kujtojmë se BDI, në fushatë kishte sloganin, “Koha për një kryeministër Shqiptar”. Me tej shtoi se ne, “jemi në rrugën e duhur për të siguruar mandatin e 13”.
Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.
Ndërsa dy partitë kryesore, LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate në Maqedoni.