Nga Sali Berisha
Ata kerkojne te gjejne me çdo kusht autorin qe denoncoi me emer komisaret padrino te plantacioneve te droges. sb
Doktor rrespekte. Jam nje oficere policie ne drejtorin e pergjithshme te policise,dua te denoncoj gjithe terrorin qe po na behet nga narkotitullaret tane. Ky terror po behet per shkak se nje koleg i yni ka denoncuar tek ju per hashashin qe esht mbjellur. Drejtori i pergjithshem Ardi Veliu sebashku me Drejtorin e Shkb Muhametin kane urdheruar qe ti kontrollohen celularet oficerave qe dyshohen qe ju kane shkruajtur. Marr zemer dhe denoncoj tek ju,sepse sivjet eshte mbushur i gjithe vendi me hashash,por nuk na lejojne qe te dalim per te grumbulluar informacion dhe per te bere kontrolle ne terren. Ne si zyre kemi informacione se jane mbjellur zona te tera me hashash ne malet e Gramshit ne kufi me Korcen dhe Skraparin,keto parcela i mbron me fanatizem zvdrejtori i policise Elbasanit Albert Nushi sebashku me shefat e shkb Dritan Dorda dhe Robert Haskaj(ky i fundit eshte denoncuar nga ju dhe ne vitin famekeq 2016) por eshte rikthyer ne shkb perseri. Ne malesite e Shkodres,sidomos ne fshatin Guri i Zi jane mbjellur mbi 40 mij rrenje,por keto parcela mbrohen nga drejtor Niko Brahimi dhe Lorenc Meta( te dy keta mbrohen nga drejtori i shkb Muhameti). Ne zonen e krujes dhe fushekrujes po bejet nami me parcelat e hashashit,ju informoj se jane mbjellur mbi 80 mij rrenje sivjet. Keto parcela mbrohen me fanatizem nga drejtori shkb Dorian Muca (i cili ka qene i arrestuar me pare,po nga shkb per korrupsion madhor.Denoncoj dhe zonen e Fierit dhe Vlores,ku sidomos pjesa e Mallakastres dhe Cakranit jane te tejmbushura me hashash. Keto zona mbrohen nga shefat e komisariateve perkates Fred Thaci dhe Ledio Ibrahimi por kane mbeshtetjen e Drejtorave te shkb Arben Frasheri dhe Endri Mema. Ju lutemi doktor publikojini keto denoncime pasi po na nxihet jeta me keto kalbesira te policise se shtetit. Te gjithe keto emra te denoncuar jane suportuar drejtperdrejt nga ministri Lleshi!